Përmirësimi i daljes së zërit
Mund të përmirësoni tingullin e pajisjes tuaj duke aktivizuar me dorë cilësime individuale si
Barazuesi dhe tingulli Rrethues. Mund të aktivizoni normalizuesin dinamik për të
minimizuar dallimet e volumit ndërmjet këngëve ose videove. Mund të përmirësoni po
ashtu cilësinë e skedarëve të ngjeshur të muzikës me cilësi të audios të ngjashme me
përcaktimin e lartë kur përdorni kufje me mikrofon me tel.
Për të përmirësuar automatikisht daljen e zërit
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Tingulli > Cilësimet e audios.
3
Aktivizoni funksionin
ClearAudio+ duke trokitur lehtë te rrëshqitësi.
65
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të rregulluar manualisht cilësimet e zërit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Tingulli > Cilësimet e audios.
3
Nëse funksioni
ClearAudio+ është i aktivizuar, trokitni lehtë te rrëshqitësi për ta
çaktivizuar.
4
Trokitni lehtë
Efektet e tingullit > Barazuesi.
5
Rregulloni cilësimet e tingullit duke zvarritur butonat e brezit të frekuencës lart ose
poshtë.
Rregullimi manual i cilësimeve të daljes së zërit nuk ndikon në aplikacionet e komunikimit me
zë. Për shembull, nuk ka ndryshim në cilësinë e zërit të telefonatës zanore.
Për të minimizuar ndryshimet në volum duke përdorur Normalizuesin dinamik
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Tingulli > Cilësimet e audios.
3
Aktivizoni funksionin
Normalizuesi dinamik duke trokitur lehtë te rrëshqitësi.