Bashkëndarja dhe menaxhimi i fotografive dhe videove
Mund të bashkëndani fotografitë dhe videot që keni ruajtur në pajisjen tuaj. Gjithashtu,
mund t'i menaxhoni në mënyra të ndryshme. Për shembull, mund të punoni me
fotografitë në grupe, t'i fshini fotografitë dhe t'i lidhni ato me kontaktet. Nëse keni shumë
fotografi të ruajtura në pajisjen tuaj, është mirë t'i transferoni rregullisht ato te një
kompjuter ose te një pajisje e hapësirës ruajtëse të jashtme për të shmangur ndonjë
humbje të paparashikuar të të dhënave. Ky veprim liron po ashtu më shumë hapësirë në
pajisjen tuaj. Shikoni
Menaxhimi i skedarëve me anë të një kompjuteri
në faqen 41.
Mund të mos jeni në gjendje t'i kopjoni, t'i dërgoni apo t'i transferoni objektet e mbrojtura me
të drejtat e autorit. Gjithashtu, disa objekte mund të mos dërgohen nëse madhësia e skedarit
është shumë e madhe.
Për të bashkëndarë një fotografi ose video
1
Tek Albumi, gjeni dhe trokitni lehtë te fotografia ose videoja që dëshironi të
bashkëndani.
2
Trokitni lehtë tek ekrani për të afishuar shiritat e veglave dhe më pas trokitni lehtë
.
3
Trokitni lehtë mbi aplikacionin që dëshironi të përdorni për të bashkëndarë
fotografinë dhe më pas ndiqni hapat për ta dërguar.
Për të përdorur një fotografi si imazh të kontaktit
1
Kur jeni duke parë një fotografi, trokitni lehtë në ekran për të shfaqur shiritat e
veglave dhe më pas trokitni lehtë >
Përdor si > Fotoja e kontaktit.
2
Përzgjidhni një kontakt dhe më pas modifikoni fotografinë siç dëshironi.
3
Trokitni lehtë
RUAJ.
Për të përdorur një fotografi si sfond
1
Kur jeni duke parë një fotografi, trokitni lehtë në ekran për të shfaqur shiritat e
veglave dhe më pas trokitni lehtë >
Përdor si > Sfondi.
2
Ndiqni udhëzimet në ekran.
Për të rrotulluar një fotografi
1
Kur jeni duke parë një fotografi, trokitni lehtë në ekran për të shfaqur shiritat e
veglave dhe më pas trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë te
Rrotullo dhe më pas përzgjidhni një opsion. Fotografia ruhet me
orientimin e ri.
Për të fshirë një fotografi ose video
1
Kur jeni duke parë një fotografi, trokitni lehtë në ekran për të shfaqur shiritat e
veglave dhe më pas trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë
FSHI.
109
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të punuar me grupe fotografish ose videosh tek Albumi
1
Kur shikoni miniaturat e fotografive dhe videove në Album, prekni dhe mbajeni një
objekt derisa të theksohet.
2
Trokitni lehtë objektet e tjera me të cilat dëshironi të punoni në mënyrë që t'i
përzgjidhni. Nëse dëshironi të përzgjidhni të gjitha objektet, trokitni lehtë dhe më
pas trokitni lehtë
Përzgjidh të gjithë.
3
Përdorni veglat në shiritin e veglave për të punuar me objektet e përzgjedhura.