Cilësimet e internetit dhe MMS-ve
Për të dërguar mesazhe multimediale ose për t'u qasur në internet kur nuk ka rrjet Wi-Fi
të disponueshëm, duhet të keni një lidhje të dhënash celulare funksionuese me cilësimet
e sakta të internetit dhe MMS-ve (Shërbimi i mesazhimit multimedial). Ja disa këshilla:
•
Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve celularë, cilësimet e internetit dhe të MMS-ve
vijnë të parainstaluara në pajisje. Atëherë, mund të filloni përdorimin e internetit dhe të
dërgoni mesazhe multimediale menjëherë.
•
Është e mundur të shkarkohen këto cilësime përmes Wi-Fi.
•
Mund t'i shtoni, ndryshoni ose fshini manualisht cilësimet e internetit dhe MMS-ve në
pajisjen tuaj në çdo kohë. Nëse e ndryshoni ose e fshini gabimisht një cilësim të internetit
ose MMS-ve, shkarkoni përsëri cilësimet e internetit dhe MMS-ve.
•
Nëse nuk mund të qaseni në internet nëpërmjet një rrjeti celular ose nëse mesazhimi
multimedial nuk funksionon, megjithëse cilësimet e internetit dhe MMS-ve janë shkarkuar
me sukses në pajisjen tuaj, referojuni këshillave për zgjidhjen e problemeve për pajisjen
tuaj në
www.sonymobile.com/support/
për mbulimin me sinjal, të dhënat celulare dhe
problemet me MMS-të.
•
Nëse cilësimi Preferohet koha e baterisë i regjimit STAMINA është i aktivizuar për të
kursyer energji, i gjithë trafiku i të dhënave celulare do të ndërpritet kur ekrani të jetë
joaktiv. Nëse kjo shkakton probleme të lidhjes, provoni të përjashtoni disa aplikacione
dhe shërbime nga ndërprerja, ose çaktivizoni përkohësisht regjimin STAMINA.
•
Nëse e përdorni një pajisje me shumë përdorues, vetëm pronari, d.m.th. përdoruesi
kryesor, mund të shkarkojë cilësime të internetit dhe të mesazhimit nga menyja e
Cilësimeve, por cilësimet e shkarkuara zbatohen për të gjithë përdoruesit.
Për të shkarkuar cilësimet e internetit dhe MMS-ve
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > Cilësimet e internetit.
3
Trokitni lehtë
PRANO. Pasi cilësimet të jenë shkarkuar me sukses, do të
shfaqet në shiritin e statusit dhe trafiku i të dhënave celulare do të aktivizohet
automatikisht.
Nëse cilësimet nuk mund të shkarkohen në pajisjen tuaj, kontrolloni fuqinë e sinjalit të lidhjeve
të rrjetit celular ose
Wi-Fi. Lëvizni në një vendndodhje të hapur pa pengesa ose shkoni afër një
dritareje dhe pastaj provojeni përsëri.
48
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shtuar cilësimet e internetit dhe MMS-ve
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë
Emrat e pikave të qasjes > .
4
Trokitni lehtë
Emri dhe futni emrin që dëshironi, më pas trokitni lehtë OK.
5
Trokitni lehtë
APN dhe futni emrin e pikës së qasjes, më pas trokitni lehtë OK.
6
Futni të gjitha informacionet e tjera që kërkohen. Nëse nuk e dini se çfarë
informacioni kërkohet, kontaktoni me operatorin e rrjetit për më shumë detaje.
7
Kur të përfundoni, trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë
RUAJ.
Për të parë cilësimet e shkarkuara të internetit dhe MMS-ve
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë
Emrat e pikave të qasjes.
4
Për të parë më shumë hollësi, trokitni lehtë te një nga objektet e disponueshme.