Transferimi i kontakteve
Ka disa mënyra për të transferuar kontaktet në pajisjen tuaj të re. Mund të sinkronizoni
kontaktet nga një llogari në linjë ose të importoni kontakte drejtpërdrejt nga një pajisje
tjetër.
Nëse i sinkronizoni kontaktet në pajisjen tuaj të vjetër me një llogari në linjë, për shembull,
të Google Sync™ ose Microsoft
®
Exchange ActiveSync
®
, mund t'i transferoni kontaktet
tuaja në pajisjen e re duke përdorur atë llogari.
Mund t'i kopjoni po ashtu kontaktet te një kartë kujtese, të përdorni teknologjinë
Bluetooth
®
ose t'i ruani kontaktet në një kartë SIM. Për më shumë informacione të
veçanta rreth transferimit të kontakteve nga pajisja juaj e vjetër, referojuni udhëzuesit
përkatës të përdorimit.
Mësoni më shumë rreth zgjedhjes së një mënyre transferimi në
www.sonymobile.com/
support/
.
Për të sinkronizuar kontaktet e pajisjes tuaj të re me një llogari sinkronizimi
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te
Menaxho llogaritë.
3
Përzgjidhni llogarinë me të cilën dëshironi të sinkronizoni kontaktet tuaja dhe më
pas trokitni lehtë >
Sinkronizo tani.
Duhet të hyni në llogarinë përkatëse të sinkronizimit para se të sinkronizoni kontaktet tuaja me
të.
Për të importuar kontaktet nga një kartë SIM
Kur transferoni kontaktet te ose nga një kartë SIM, disa kontakte mund të dublikohen në
destinacion. Për informacione se si ta zgjidhni këtë, shikoni
Shmangia e futjeve të dyzuara në
aplikacionin Kontaktet
në faqen 82.
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë
Import/Eksport > Importo nga karta SIM.
3
Përzgjidhni se ku do t'i ruani kontaktet tuaja.
4
Përzgjidhni kontaktet për t'i importuar. Për të importuar një kontakt individual, gjeni
dhe trokitni lehtë te kontakti. Për t'i importuar të gjitha kontaktet, trokitni lehtë
dhe më pas trokitni lehtë
Importo të gjitha.
79
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të importuar kontaktet nga një kartë kujtese
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë .
2
Shtypni dhe më pas trokitni lehtë te
Import/Eksport > Importoni nga karta SD
ose hapësira ruajtëse e brendshme (skedar .vcf).
3
Përzgjidhni se ku do t'i ruani kontaktet tuaja.
4
Trokitni lehtë
Karta SD.
5
Përzgjidhni skedarët që dëshironi të importoni duke trokitur lehtë tek ata.
Për të importuar kontakte duke përdorur teknologjinë Bluetooth
®
1
Sigurohuni që e keni aktivizuar funksionin Bluetooth
®
dhe që pajisja juaj është
cilësuar si e dukshme.
2
Kur njoftoheni për një skedar që do të hyjë në pajisjen tuaj, zvarriteni poshtë shiritin
e gjendjes dhe trokitni lehtë mbi njoftimin për të pranuar transferimin e skedarit.
3
Trokitni lehtë mbi
Prano për të nisur transferimin e skedarit.
4
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes. Kur transferimi të përfundojë, trokitni lehtë mbi
njoftimin.
5
Trokitni lehtë mbi skedarin e marrë dhe përzgjidhni se ku t'i ruani kontaktet tuaja.