Shfaqja e skedarëve në një pajisje tjetër duke përdorur Cast
Mund të shtyni përmbajtjen multimediale nga pajisja juaj në një pajisje tjetër të lidhur në të
njëjtin rrjet Wi-Fi. Pajisja marrëse duhet të arrijë të funksionojë si një pajisje DMR
(Interpretuesi i medias dixhitale) dhe të riprodhojë përmbajtjet e marra nga pajisja juaj. Një
televizor ose një kompjuter që ekzekuton Windows® 7 ose një version të mëvonshëm
janë disa shembuj të pajisjeve DMR.
Për të shfaqur fotografitë ose videot në një pajisje klient me anë të Cast
1
Sigurohuni që e keni konfiguruar si duhet pajisjen e klientit DMR dhe se ajo është
lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi me pajisjen tuaj.
2
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë
Albumi.
4
Shfletoni dhe hapni fotografitë ose videot që dëshironi të shikoni.
5
Rrëshqitni shpejt poshtë te shiriti i statusit me dy gishta, më pas trokitni lehtë
dhe përzgjidhni pajisjen me të cilën dëshironi të bashkëndani përmbajtjen tuaj.
6
Për të ndaluar bashkëndarjen e fotografisë ose videos me një pajisje klient, trokitni
lehtë dhe më pas përzgjidhni
Ndalo transmetimin.
Mund të shikoni po ashtu pajisjet e Google Cast të shfaqura në listë kur trokitni lehtë
.
117
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të riprodhuar një pjesë muzikore në një pajisje klient duke përdorur Cast
1
Sigurohuni që e keni konfiguruar si duhet pajisjen e klientit DMR dhe se ajo është
lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi me pajisjen tuaj.
2
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .
3
Përzgjidhni një kategori muzikore dhe shfletoni për te pjesa muzikore që dëshironi
të bashkëndani, më pas trokitni lehtë te pjesa muzikore.
4
Trokitni lehtë dhe përzgjidhni një pajisje klient me të cilën do të bashkëndani
përmbajtjen tuaj. Pjesa muzikore fillon të riprodhohet automatikisht në pajisjen që
përzgjidhni.
5
Për t'u shkëputur nga pajisja klient, trokitni lehtë dhe më pas përzgjidhni
Ndalo
transmetimin.
Mund të shikoni po ashtu pajisjet e Google Cast të shfaqura në listë kur trokitni lehtë
.