Sony Xperia XA1 - Leximi dhe dërgimi i mesazheve

background image

Leximi dhe dërgimi i mesazheve

Aplikacioni Mesazhimi i shfaq mesazhet tuaja si biseda, gjë që do të thotë se të gjithë

mesazhet për te një person i caktuar dhe të ardhura nga ai grupohen së bashku.

Numri i karaktereve që mund të dërgoni në një mesazh të vetëm ndryshon në varësi të

operatorit dhe gjuhës që përdorni. Madhësia maksimale e një mesazhi multimedial, që përfshin

madhësinë e skedarëve të shtuar të mediave, varet gjithashtu nga operatori. Kontaktoni me

operatorin e rrjetit tuaj për më shumë informacione.

1

Kthehuni te lista e bisedave

2

Telefononi dërguesin e mesazhit

3

Shikoni më shumë opsione

4

Mesazhet e dërguara dhe të marra

5

Dërgoni një mesazh të plotë

6

Shtoni bashkëngjitje

Për të krijuar dhe për të dërguar një mesazh

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .

2

Trokitni lehtë .

3

Futni emrin ose numrin e telefonit të marrësit dhe më pas përzgjidhni nga

sugjerimet që shfaqen. Nëse marrësi nuk është renditur si kontakt, futeni numrin e

marrësit në mënyrë manuale.

4

Nëse dëshironi të dërgoni një mesazh në grup, përsëritni procedurën e përshkruar

më sipër për të shtuar më shumë marrës.

5

Trokitni lehtë te

Shkruaj mesazh dhe futni tekstin e mesazhit tuaj.

6

Nëse dëshironi të shtoni një bashkëngjitje, përzgjidhni opsionin përkatës të

bashkëngjitjes.

7

Për të dërguar mesazhin, trokitni lehtë .

Nëse dilni nga një mesazh para se ta dërgoni, ai do të ruhet si skicë. Biseda etiketohet me

fjalën

Skicë.

Për të lexuar një mesazh të marrë

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .

2

Trokitni lehtë mbi bisedën e dëshiruar.

3

Nëse mesazhi nuk është shkarkuar ende, trokitni lehtë tek ai.

Të gjitha mesazhet e marra ruhen në mënyrë të paracaktuar në kujtesën e pajisjes.

83

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për t'iu përgjigjur një mesazhi

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .

2

Trokitni lehtë te biseda që përmban mesazhin.

3

Futni përgjigjen tuaj dhe trokitni lehtë .

Për të përcjellë një mesazh

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .

2

Trokitni lehtë te biseda që përmban mesazhin që dëshironi të përcillni.

3

Prekni dhe mbani mesazhin që dëshironi të përcillni dhe më pas trokitni lehtë te

Përcill mesazhin.

4

Futni emrin ose numrin e telefonit të marrësit dhe më pas përzgjidhni nga

sugjerimet që shfaqen. Nëse marrësi nuk është renditur si kontakt, futeni numrin e

marrësit në mënyrë manuale.

5

Modifikoni mesazhin nëse nevojitet dhe më pas trokitni lehtë .

Për të ruajtur një skedar të përfshirë në një mesazh të marrë

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .

2

Nëse mesazhi nuk është shkarkuar ende, trokitni lehtë tek ai.

3

Prekni dhe mbani skedarin që dëshironi të ruani dhe më pas përzgjidhni opsionin e

dëshiruar.