Dëgjimi i radios
Radioja FM në pajisjen tuaj funksionon si çdo radio FM. Për shembull, mund të shfletoni
dhe të dëgjoni stacionet e radios FM si dhe t'i ruani ato si të preferuara. Para se të
përdorni radion, duhet të lidhni në pajisjen tuaj kufje me mikrofon me kabllo ose kufje të
thjeshta. Kufjet e thjeshta ose kufjet me mikrofon janë të nevojshme sepse funksionojnë
si antenë. Pas lidhjes së njërës prej këtyre pajisjeve, nëse dëshironi, mund ta kaloni
audion tek altoparlanti.
1
Lista e të preferuarave
2
Butoni i ndezjes/fikjes së radios
3
Shihni opsionet e menysë
4
Frekuenca e akorduar
5
Ruani ose hiqni një kanal si të preferuar
6
Disku i akordimit
7
Brezi i frekuencës - zvarriteni majtas ose djathtas për të kaluar nga një kanal në tjetrin
8
Zhvendosni lart brezin e frekuencës për të kërkuar një kanal
9
Një kanal i preferuar i ruajtur
10 Zhvendosni poshtë brezin e frekuencës për të kërkuar një kanal
Për të dëgjuar radion FM
1
Lidhni në pajisje një kufje me mikrofon ose një palë kufje të thjeshta.
2
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë tek .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë . Kanalet e disponueshme shfaqen ndërsa lëvizni nëpër
brezin e frekuencës.
Kur ndizni radion FM, shfaqen automatikisht kanalet e disponueshme. Nëse një kanal ka
informacione për RDS-në, ai shfaqet pak sekonda pasi filloni të dëgjoni kanalin.
Për të lëvizur nëpër kanalet e radios
•
Zvarritni brezin e frekuencës majtas ose djathtas.
•
Si alternativë, trokitni lehtë te shigjetat në njërën anë të brezit për të kaluar te sinjali
tjetër i qartë i radios.
94
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të nisur një kërkim të ri për kanalet e radios
1
Kur radioja është e hapur, trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë
Kërkimi i kanaleve. Radioja skanon të gjithë brezin e frekuencës dhe
shënon të gjitha kanalet e disponueshme.
Për të kaluar tingullin e radios në altoparlantin
1
Kur radioja është e hapur, shtypni .
2
Takoni
Riprodho tek altoparla..
Për ta kaluar përsëri tingullin në kufjen me mikrofon ose kufjen e thjeshtë të lidhur, shtypni
dhe trokitni lehtë mbi
Riprodho në kufjet e kok..