Sinkronizimi me llogaritë në linjë
Sinkronizoni pajisjen tuaj me kontaktet, postën elektronike, ngjarjet e kalendarit dhe
informacione të tjera nga llogaritë në linjë, për shembull, llogaritë e postës elektronike si
Gmail™ dhe Exchange ActiveSync, Facebook™ dhe Flickr™. Mund t'i sinkronizoni
automatikisht të dhënat për llogari të tilla me anë të aktivizimit të funksionit të
sinkronizimit automatik, ose mund të sinkronizoni manualisht çdo llogari.
Për të konfiguruar një llogari në linjë për sinkronizimin
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë
Cilësimet > Llogaritë e sinkronizimi > Shto llogarinë dhe më pas
përzgjidhni llogarinë që dëshironi të shtoni.
3
Ndiqni udhëzimet për të krijuar një llogari ose hyni në të.
Për të sinkronizuar manualisht me një llogari në linjë
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë > Cilësimet > Llogaritë e sinkronizimi.
2
Trokitni lehtë tek emri i llogarisë me të cilën dëshironi të sinkronizoni. Shfaqet një
listë e objekteve që tregon se çfarë mund të sinkronizohet me llogarinë.
3
Trokitni lehtë te rrëshqitësi pranë objektit që dëshironi të sinkronizoni.
Për të hequr një llogari në linjë
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë > Cilësimet > Llogaritë e sinkronizimi.
2
Përzgjidhni llojin e llogarisë dhe më pas trokitni lehtë te llogaria që dëshironi të
hiqni.
3
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te
Hiqe llogarinë.
4
Trokitni përsëri lehtë te
HIQNI LLOGARINË për ta konfirmuar.