Sinkronizimi me Microsoft
®
Exchange ActiveSync
®
Nëse kompania juaj përdor një llogari të Microsoft Exchange ActiveSync, mund të qaseni
në mesazhet e postës elektronike, takimet e kalendarit dhe kontaktet e korporatës tuaj
drejtpërdrejt nga pajisja juaj. Pas konfigurimit, mund t'i gjeni informacionet tuaja në
aplikacionet
Dërgo postë elek., Kalendari dhe Kontaktet.
Nëse keni konfiguruar një llogari të Microsoft® Exchange ActiveSync® (EAS) në pajisjen tuaj
Xperia™, cilësimet e sigurisë të EAS mund të kufizojnë llojin e kyçjes së ekranit për të lejuar
vetëm një PIN ose fjalëkalim. Kjo ndodh kur administratori juaj i rrjetit specifikon një tip të
ekranit të kyçjes për të gjitha llogaritë e EAS për arsye sigurie të ndërmarrjes. Kontaktoni me
administratorin e rrjetit të kompanisë ose organizatës tuaj për të kontrolluar se çfarë politikash
të sigurisë së rrjetit janë zbatuar për pajisjet celulare.
56
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të konfiguruar një llogari EAS për sinkronizim
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë te
Cilësimet > Llogaritë e sinkronizimi > Shto llogarinë > Exchange
ActiveSync.
3
Futni adresën e postës elektronike të korporatës dhe fjalëkalimin.
4
Trokitni lehtë
TJETRI. Nëse ndodh një gabim, futni manualisht hollësitë e domenit
dhe serverit për llogarinë tuaj dhe më pas trokitni lehtë te
TJETRI.
5
Trokitni lehtë te
OK për të lejuar serverin e korporatës që të kontrollojë pajisjen
tuaj.
6
Përzgjidhni një metodë sinkronizimi, një interval sinkronizimi dhe të dhënat që
dëshironi të sinkronizoni me pajisjen tuaj.
7
Trokitni lehtë
TJETRI dhe më pas përzgjidhni se si dëshironi të njoftoheni kur vjen
një postë e re.
8
Trokitni lehtë
TJETRI, futni një emër për llogarinë e korporatës dhe më pas trokitni
lehtë te
PËRFUNDONI KONFIGURIMIN.
9
Nëse kërkohet, aktivizoni administratorin e pajisjes për të lejuar serverin e
korporatës që të caktojë rregulla të caktuara të sigurisë në pajisjen tuaj, si p.sh.
çaktivizimi i regjistrimit me zë dhe përdorimi i enkriptimit të hapësirës ruajtëse.
Për të hequr një llogari EAS
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë > Cilësimet > Llogaritë e sinkronizimi.
2
Trokitni lehtë te
Exchange ActiveSync dhe më pas përzgjidhni llogarinë EAS që
dëshironi të hiqni.
3
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te
Hiqe llogarinë.
4
Trokitni përsëri lehtë te
HIQNI LLOGARINË për ta konfirmuar.
57
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.